SHQENGSRB

Spitali Rajonal i Mitrovicës pajtohet që të ketë ritenderim për servisimin e aparaturave mjekësore

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 15.02.2018 | 2 min
  • Raporton: Arbelina Dedushaj

    Prishtinë- Në seancën e së mërkurës, përfaqësuesja e Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Zylfije Halili u pajtua që tenderi “Servisimi dhe mirëmbajtja e aparaturave mjekësore të Radiologjisë dhe Fiziatrisë” të kthehet në rivlerësim. “Ne kemi pranuar raportin e ekspertit shqyrtues dhe jemi pajtuar me mendimin e tij”, tha Halili para panelit të Organi Shqyrtues të Prokurimit.

    Sipas ekspertit Nazmi Statovci, e vetmja zgjidhje në këtë lëndë është anulimi i aktivitetit dhe inicimi i procedurave për ritenderim. Ai tha se ka shkelje esenciale të ligjit nga ana e Spitalit të Mitrovicës, si autoritet kontraktues, kjo pasi nuk janë respektuar afatet për ankesa.

    Eksperti Statovci tha se në kohën kur kompania “UNI-CARE” kishte ushtruar kërkesë për rishqyrtim pranë autoritetit kontraktues, e njëjta menjëherë pasi e kishe hudhur poshtë, kishin vazhduar me hapjen e ofertave të kompanive që kishin tenderuar.

    Me këtë rast “UNI-CARE” pretendimet ankimore i kishte dërguar edhe në OSHP, e cila pastaj kishe urdhëruar autoritetin kontraktues që ta pezullojë këtë tender deri në një vendim.

    “Pjesa që ka të bëjë me aftësitë teknike profesionale, autoriteti kontraktues kishte kërkuar që serviserët të kenë dëshmi vetëm nga Administrata Tatimore e Kosovës, e kjo kërkesë është e padrejtë, pasi mund të sjell deri te zvogëlimi i konkurrencës duke e ditur se operatorët ekonomik mund të jenë nga vende të ndryshme”, tha Statovci.

    Prezent në seancën e së mërkurës ishte edhe përfaqësuesi i “UNI-CARE” Fidan Shala. Ai tha se si kompani ankuese janë pajtuar me ekspertizën e ekspertit Statovcit, por ai përveç kësaj propozoi edhe diçka tjetër.

    Shala i propozoi panelit shqyrtues që përveç që ta kthej lëndën në rivlerësim, edhe ta urdhërojë autoritetin kontraktues që tenderin ta ndajë në llote, pasi sipas tij për një pjesë të aparaturave të prodhuesit “Philips” vetëm “UNI-CARE” e ka përfaqësinë për import, servisim dhe “update” të produkteve.

    Por, kjo deklaratë e Shalës, e bëri që të reagojë njëri prej anëtarëve të panelit shqyrtues, Goran Milenkoviq, i cili tha se një qasje e tillë është kundër parimit të konkurrencës.

    Këtë reagim të Milenkoviq e plotësoi edhe eksperti Statovci, i cili tha se pavarësisht që “UNI-CARE” mund ta ketë përfaqësinë në Kosovë për prodhuesin “Philips”, kjo nuk mund ta bëjë të pakonkurrent, pasi për këtë tender kanë të drejtë të ofertojnë kompani nga e gjithë bota.

    Për këtë tender kishin ofertuar dy konsorciume, sh.p.k. “KosovaMed”&”Raymed”sh.p.k., e cila kishte ofertuar me 74.988,00 euro dhe grupi i dytë i operatorëve, sh.p.k.”Hospimed”& “Kosova HealthCare” me çmim prej 65,962.00 euro, ndërsa vlera e parallogaritur nga vet autoriteti kontraktues kap vlerën prej 141.000,00 eurosh.




    Lajmet e Rekomanduara

    INTERPRETIMI RAST PAS RASTI I LIGJIT TË PROKURIMIT PUBLIK

    më shumë

    Konkurs për Punë HULUMTUES I LARTË (1)

    më shumë

    THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit