SHQENGSRB

Eksperti shqyrtues thotë se AK nuk ka nevojë edhe për inxhinier edhe për menaxher të arkitekturës

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 11.01.2018 | 1 min
  • Raporton: Sara Zhubi

    Të enjten më 11 Janar u mbajt seanca për shqyrtimin e ankesës së kompanisë “Unicos Project” e cila kishte shprehur pakënaqësitë e saj për aktivitetin e prokurimit “Hartimi i projektit ideor për objektin tregtar “Tregu i Gjelbër” në qytetin e Gjilanit – Ritender”, të iniciuar nga autoriteti kontraktues Komuna e Gjilanit.

    Në këtë seancë mori pjesë vetëm përfaqësuesi i autoritetit kontraktues Ramadan Gashi, i cili deklaroi: “Ne jemi pajtuar pjesërisht me raportin e ekspertizës, përveç një pike në të cilën ekspertja shqyrtuese thekson se nuk është e nevojshme që të kemi edhe inxhinier edhe menaxher të arkitekturës, pasi që puna e njëjtë mund të kryhet nga i njëjti person. Sidoqoftë, ne e kemi parë të nevojshme që stafi të ketë edhe inxhinierin edhe menaxherin dhe kjo nënkupton se edhe operatorët ekonomik duhet të ofertojnë në përputhje me këto kritere.”

    Ekspertja shqyrtuese dhe përfaqësuesi i operatorit ekonomik ankues nuk ishin prezent në seancë dhe seanca u mbyll, pasi që nuk u arrit të ofrohen prova të tjera shtesë.




    Lajmet e Rekomanduara

    INTERPRETIMI RAST PAS RASTI I LIGJIT TË PROKURIMIT PUBLIK

    më shumë

    Konkurs për Punë HULUMTUES I LARTË (1)

    më shumë

    THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit