SHQENGSRB

Nje gjeneratë e re pionerësh të demokracisë kthehet të punojë në Kosovë

Uncategorized || ||

Nje gjeneratë e re pionerësh të  demokracisë kthehet të punojë në  Kosovë

Aktivistët e rinjë po punojnë në fuqizimin e shoqërisë civile dhe institucioneve publike sipas modelit të Shteteve të Bashkuara.

Valmir Ismaili është një person me vizion, përkushtim dhe energji për ta bërë atë vizion realitet.

Duke punuar me aktivistë të mendësisë së njëjtë, Ismaili po e drejton një përpjekje për avancimin e llogaridhënjes nga ana e qeverisë, përmirësimin e sistemit demokratik, dhe krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse në vendin e tij, Kosovën.

Në mars, Ismaili me aktivistë të tjerë e themeluan Demokraci Plus, e cila njihet edhe si D+. Organizata fokusohet në tri programe: qeverisje e mirë dhe sundim i ligjit, parti politike dhe zgjedhje, si dhe çështje sociale dhe të drejtat e njeriut. Ekipi prej gjashtë të rinjve zhvillon, menaxhon dhe implementon projekte rreth këtyre temave.

Valmir Ismaili
Valmir Ismaili
D+

Ismaili 32 vjeçar, dhe disa nga kolegët e tij janë të diplomuar të Programit Lidershipi Transformue (TLP) të USAID-it. Transformational Leadership Program (link is external) (TLP), TLP është një bursë që mbështet të rinjë nga Kosova që të përfundojnë studimet në nivel Master dhe çertifikime profesionale. Këta studentë kthehen në Kosovë me aftësi të ngritura për ta ndihmuar shtetin e tyre drejtë një të ardhmëje më të mirë.

Sipas Ismailit, arsyea për aplikim në TLP ishte “mundësia për tu kthyer në shkollë për të marrë njohuri të reja për proceset e demokratizimit dhe politikave publike”, duke shtuar që TLP-ja ishte një mundësi për ta marrë edukim më kualitativ në këtë fushë, dhe t’i sjell në Kosovë aftësitë për të cilat vendi jonë ka më shumë nevojë.”

“Kam punuar në shoqërinë civile për dhjetë vite me rradhë para se t’i bashkohesha programit të USAID-it për Lidershipin Transformues – tha Ismaili, i cili u diplomua nga Illinois Institute of Technology. “Pasi që jam kthyer në Kosovë verën e kaluar, kam filluar të reflektoj për eksperiencën time në Shtetet e Bashkuara dhe se si mund ta përdor njohurinë e fituar atje për ta përmirësuar situatën aktuale në Kosovë. “Idea për themelimin e Demokraci Plus-it erdhi si rezultat i bashkëbisedimeve me shoqërinë time me të cilët ndajmë vlera të përbashkëta”.

Kosova është një vend i vogël malor në Evropën qendrore, me popullsi nën 2 milionë. Ky shtet ka përjetuar një luftë me motive etnike që filloj në vitin 1998 dhe në 1999 dh që rezultoj në shkatërrimin e strukturave qeveritare. Konflikti gjithashtu i shkaktoj dëme ekonomisë së tregut që ishte në zhvillim në atë kohë. Edhe pse Kosova e deklaroi pavarësinë në vitin 2008, vendi vazhdon të mbetet një ndër më të varfërit në regjion me rreth 30% të popullatës që jeton nën kufirin e varfërisë. Papunësia ndër të rinjët, korrupsioni dhe qeverisja jokualitative, vazhdojnë të mbesin probleme të mëdha.

Ismaili e ndau idenë e vet me tre sudentë tjerë të Programit të Lidershipit Transformues – Roberta Osmani, Isuf Zejna dhe Ngadhnjim Halilaj. Pas kthimit në Kosovë ata po i përdorin njohuritë dhe aftësitë e marra gjatë studimeve në Shtetet e Bashkuara në punën që e bëjnë.

Biseda në vazhdim është me z.Ismaili në lidhje me transformimin që ai dhe kolegët e tij shpresojnë ta shohin dhe ta përjetojnë në Kosovë.

FrontLines: Cila eksperiencë konsideroni që ua ka formësuar qëndrimet tuaja për demokracinë?

Valmir Ismaili: Karrierën time e fillova si praktikant në Institutin Demokratik Kombëtar (NDI) në vitin 2002, në kohën kur institucionet demokratike të Kosovës ishin në themelim e sipër. Isha ndër praktikantët e parë në Kuvendin e Kosovës, ku mësova se si funksionon parlamenti, cili është roli i partive politike dhe si punohet për qytetarët. Kjo ishte mundësia ime e parë që të kontribuoj direkt në zhvillimin e institucioneve në Kosovë. Prej atëherë, kam punuar në reforma zgjedhore, transparenë dhe llogaridhënje të qeverisjes lokale.

Roberta Osmani
Roberta Osmani
D+

FrontLines: Për cilën arsye vendosët që të aplikoni për TLP?

Ismaili: Këtë program e kam konsideruar si mundësi për të mësuar më tepër për procesin e demokratizimit dhe zhvillimit të politikave publike. Gjithashtu e kam vlerësuar mundësinë të mësoj për këto procese nga perspektiva e Shteteve të Bashkuara të cilën e konsiderojmë si model për demokraci. Gjithmonë kam besuar se Kosova ka nevojë për njerëz kompetent dhe energjik që të punojnë në fushën e fuqizimit të institucioneve publike dhe në zhvillimin e politikave që i përshtaten nevojave të vendit. Ky program më ofroi mundësi që të pajisem me edukimin më kualitativ dhe ta sjell këtë përgatitje në Kosovë. Besoj fuqishëm në nevojën për instalim të etikës së punës të bazuar në meritokraci e jo në përkatësi partiake, në profesionalizëm e jo në nepotizëm. Kjo është dhe do të mbetet gjithmonë qëllimi im në punën që e bëj.

FrontLines: Çka ju motivoj që ta themeloni D+ dhe si i shërben Kosovës një organizatë si kjo?

Ismaili: Gjatë studimeve të mia në Shtetet e Bashkuara kisha mundësinë të diskutoja idetë e mija me pjesëmarrës tjerë të programit. Ne kuptuam se kishim qëllime të njejta për fuqizimin e institucioneve demokratike në Kosovë. D+ është ndër orgnizatat e pakta në Kosovë me shumicën e stafit të diplomuar në universitete amerikane, por puna jonë komplementohet edhe nga anëtarë të stafit të cilët janë të shkolluar brenda vendit dhe kanë eksperiencë të gjatë në organizata joqeveritare. D+ planifikon që në një të ardhme të afërt të punësojë edhe anëtarë nga komunitetet joshumicë sepse ne besojmë se fuqia buron nga diversiteti dhe nga vlerat e ambientit gjithpërfshirëse të punës.

FrontLines: Ku e gjeni inspirimin?

Ismaili: Ne krenohemi me ekipin e D+ dhe jemi të vendosur t’i realizojmë idetë tona për zhvillimin e vendit. Anëtarët e ekipit tonë janë ata që më inspiruan ta themeloj D+ fillimisht, dhe më motivojnë ta jap maksimumin tim në baza ditore në arritjen e misionit tonë. Çelësi i suksesit është të kesh një rrjet të gjerë të njerëzve që të mbështesin në çdo aspekt, dhe e konsideroj veten me fat që e kam një të tillë.

Isuf Zejna
Isuf Zejna
D+

FrontLines: Si do ta këshillonit rininë që kanë për qëllim të punojnë në fuqizimin e demokracisë?

Ismaili: I kam dy këshilla. E para, shfrytëzojeni çdo mundësi që u ipet, qoftë praktikë pune apo angazhim vullnetar, sepse do të ju ndihmojnë t’i arrini qëllimet e juaja profesionale në mënyra që ndoshta nuk shihen menjëherë. E dyta, besoni se mund të bëni ndryshime dhe keni një vizion afatgjatë sepse zhvillimi demokratik nuk ndodh shpejt. Nëse jeni të vendosur se mund të bëni ndryshime pozitive për vendin tuaj dhe t’i mobilizoni bashkëqytetarët tuaj të marrin rol më aktiv në këtë.

FrontLines: A konsideroni se ka mundësi që puna juaj të aplikohet edhe në pjesë tjera të botës?

Ismaili: Absolutisht. Shumë shtete në botë kanë nevojë për fuqizim të shoqërisë civile për të kontribuar në proceset e demokratizimit dhe për tu përballur me sfida të ngjajshme me ato nëpër të cilat po kalon Kosova. Fatmirësisht, agjensione ndërkombëtare që punojnë në fushën e zhvillimit si USAID-i, u ndihmojnë aktivistëve të rinjë dhe hulumtuesve të bëhen bashkë dhe të themelojnë organizata me iniciativa të ngjashme me ato të D+.

(Shënim: Ky është përkthim jo-zytar i bërë nga D+. Artikulli në origjinal është shkruar në gjuhën angleze dhe mund të gjendet në linkun e mëposhtëm A New Generation of Democracy Pioneers Gets Down to Work in Kosovo


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *