SHQENGSRB

Mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-145 për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë

  • Postuar nga: Kategoria: Publikimet Postuar me: 05.02.2017 | 2 min
  • Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport (në tekstin e mëtejmë Komisioni) ka bërë mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.03/L-145 për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë (në tekstin e mëtejmë Ligji).

    Ligji është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 30 shtator 2009 dhe ka hyrë në fuqi me dekret presidencial të datës 19 tetor 2009, është publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 60/2009 më 05 nëntor 2009. Që nga ajo kohë, ky ligj nuk është amendamentuar, e as nuk është monitoruar zbatimi i tij nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

    Ky ligj përcakton përgjegjësitë e institucioneve të qeverisjes qendrore dhe lokale ndaj të rinjve dhe organizatave rinore në fushat përkatëse të rregulluara me këtë ligj; përgjegjësitë themelore për fuqizimin e sektorit rinor në Kosovë dhe përkrahjen e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje; punën vullnetare dhe edukimin joformal të të rinjve; si dhe udhëzimin për licencimin e qendrave rinore.

    Komisioni, në bazë të nenit 73 të Rregullores së Kuvendit , ka autoritet të mbikëqyrë zbatimin e ligjeve brenda fushës dhe përgjegjësive të tij. Komisioni, në mbledhjen e mbajtur më 02 gusht 2016, vendosi të mbikëqyrë zbatimin e Ligjit nr.03/L-145 për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë. Për këtë qëllim, Komisioni mori vendim për formimin e Grupit Punues, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë do të mbikëqyrë nivelin e zbatimit të këtij ligji. Grupi Punues përbëhet nga pesë anëtarë: Salih Morina, kryesues, Nait Hasani, Ismajl Kurteshi, Shukrije Bytyçi dhe Teuta Haxhiu– anëtarë.

    Procesi i mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit është mbështetur nga organizata joqeveritare Demokraci Plus (D+).

    Publikimin mund ta shkarkoni duke klikuar këtu.




    Lajmet e Rekomanduara

    INTERPRETIMI RAST PAS RASTI I LIGJIT TË PROKURIMIT PUBLIK

    më shumë

    Konkurs për Punë HULUMTUES I LARTË (1)

    më shumë

    THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit