SHQENGSRB

Raporti i D+ dhe BIRN: Zyrtarët e ATK tash e dy vjet nuk kanë deklaruar pasurinë

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 11.03.2019 | 2 min
  •  

    Demokracia Plus dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), po prezantojnë raportin lidhur me të gjeturat nga monitorimi i punës së Administratës Tatimore të Kosovës. Gazetari i emisionit “Drejtësia në Kosovë”, Kreshnik Gashi, tha se ky është raporti i parë i shoqërisë civile në ATK.

    “Ky është njëri nga raportet e para që bëhet nga shoqëria civile me këtë temë dhe që ka për dedikim analizën e thellë të asaj se çka ndodhë në ATK”, ka theksuar Gashi.

    Ai falënderoi Ambasadën e Britanisë së Madhe dhe ATK-në, për bashkëpunimin për të mirën publike. Raporti në fjalë, tregon të gjeturat e monitorimit 6 mujor të procedurave të brendshme të ATK-së.

    Ndërkaq, Visar Rushiti nga Demokraci Plus, gjatë shpalosjes së të gjeturave nga raporti i monitorimit në ATK, tha se pavarësisht shkeljes së inspektoreve masat kanë qenë pothuajse të njëjta.

    “Në bazë të vendimeve që i kemi analizuar ka rezultuar që komisionet i kanë shqiptuar masat e njëjta gjatë gjithë kohës pavarësisht shkelës se sa ka qenë e rëndë. Masa ka qenë largim nga zyra dhe transferim në një vend tjetër me detyra të ngjashme”, tha Rushiti.

    Ai tha se duhet të mendohet për masa të tjera të cilat do ta arrinin efektin më të mirë.

    “Duhet të mendohet për masa të tjera disiplinore, nuk duhet të jetë gjithmonë masa e njëjtë, duhet të ekzistoje njëfarë politike ndëshkimore e cila duhet të jetë adekuate me shkallën e shkeljes”, tha Rushiti.

    Ai ndër të tjera shtoi se e gjetur tjetër e raportit është fakti që ATK tash e dy vjet nuk e ka bërë deklarimin e pasurisë.

    Sipas raportit, shkelje ka pasur edhe në njoftimet ndaj burimeve njerëzore brenda ATK-së, për lënien e punës nga ndonjë zyrtar.

    Raporti përfshinë edhe rekomandimet e dhëna ndaj ATK-së.

    “Deklarimi i pasurisë duhet të riinciohet dhe drejtoi i përgjithshëm duhet të kërkojë nga zyrtarët të deklarojnë pasurinë. Të ketë fushatë për qytetarët që nëse ndonjë një shkelje të raportohet në linjë e ATK-së ose një biznes nuk lëshon kupon fiskal.  Politika ndëshkimore dhe zgjatja e afateve, nëse o shkelje e rëndë të ketë edhe ndëshkim të rëndë”, tha Visar Rushiti (D+).

    Raportin e plotë mund ta gjeni duke klikuar KËTU.




    Lajmet e Rekomanduara

    Raporti i Auditimit për vitin 2018

    më shumë

    Publikohet analiza “Shfrytëzimi i marrëveshjeve për shërbime të veçanta…

    më shumë

    Prezantimi i Raportit të dytë ‘Matësi i performancës në prokurim…

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit