SHQENGSRB

Publikohet analiza “Strategjitë gjithëpërfshirëse të Qeverisë, niveli i zbatimit, sfidat dhe impakti në nxjerrjen e politikave”

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 21.03.2019 | 2 min
  • Në këtë hulumtim janë analizuar pesë strategji. Bartëse e dy nga këto pesë strategji është Zyra për Planifikim Strategjik, Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Strategjia për Përmirësimin e Planifikimit dhe Koordinimit të Politikave në Kosovë; për dy të tjera Ministria e Administratës Publike, përkatësisht Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike dhe Strategjisë për Trajnim të Nëpunësve Civilë dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është bartëse e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale.

    Ky hulumtim ka pasur për qëllim t’i analizoj këto pesë strategji në tri aspekte:

    a) Sa është përmbushur Plani i Veprimit, në nivel të aktiviteteve?

    b) Cilat janë sfidat dhe pengesat në zbatim të strategjive?

    c) Sa kanë ndikuar këto dokumente strategjike në nxjerrjen e politikave apo vendimeve të reja nga qeveria apo institucioni bartës?

    Të gjeturat e këtij hulumtimi tregojnë një nivel të ulët të zbatimit të pesë strategjive dhe sfida që nuk adresohen nga viti në vit dhe impakti i tyre në politikëbërje është i vogël.

    Disa nga rekomandimet e D+ në këtë raport janë si në vijim: institucionet bartëse të strategjive t’ iu përmbahen afateve kohore të përcaktuara në Plan të Veprimit për realizimin e aktiviteteve, t’i japin përparësi atyre aktiviteve me afat më të afërt kohor, si dhe t’i evidentojnë aktivitetet të cilat nuk janë përmbushur në kohë, apo janë në proces.

    Gjithashtu D+ rekomandon që Zyra për Planifikim Strategjik dhe institucionet tjera bartëse të strategjive të bëjnë më shumë presion te institucionet mbështetëse dhe të linjës për realizim të aktiviteteve dhe raportim mbi zbatimin e tyre.

    Punimin e plotë mund ta shkarkoni në linkun në vijim: http://bit.ly/2Cpm7tY




    Lajmet e Rekomanduara

    Konkurs për Punë HULUMTUES I LARTË (1)

    më shumë

    THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE

    më shumë

    Platforma Flamujt e Kuq – Kërkesë për oferta

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit