Në këtë raport u jepet përgjigje një mori pyetjesh me fokus: Sa respektohen kriteret ligjore në rekrutim përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta (MSHV) dhe mbulimin e pozitave me ushtrues detyre (UD) në shërbimin civil?
Të gjeturat e këtij hulumtimi tregojnë se në vitin 2016 janë lidhur 1,372 kontrata, derisa në vitin 2017 rreth 2,906 kontrata mbi vepër në nivel qendror dhe lokal. Prijnë disa ministri me numrin më të madh të këtyre kontratave në këto dy vite si: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e pasuar nga: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ndërsa, sa i përket vitit 2018, sipas përgjigjeve të 76 institucioneve (nga 132 kërkesa gjithsej) numri i kontratave mbi vepër ishte 777.
Në këtë kontekst, lidhur me komunat për vitet 2016 dhe 2017, numrin më të madh të kontratave mbi vepër e kanë: Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Peja, Prizreni, Suhareka, Fushë Kosova dhe Gjakova.
Tutje, hulumtimi vë në pah se sa i përket ushtruesve të detyrës (UD), janë gjetur 122 raste në vitin 2018 kur një pozitë mbahet me UD shumë më gjatë se sa përcaktimi ligjor prej tre muajve. Në këto raste, ose mbahet personi i njejtë për vite të tëra ose zëvendësimi me UD kalon nga tre muaj nga një zyrtar në tjetrin dhe kështu pozita nuk shpallet me konkurs për rekrutim të rregullt sipas Ligjit për shërbimin civil.
Disa nga rekomandimet e D+ në këtë raport janë si në vijim:
Punimin e plotë mund ta shkarkoni në linkun në vijim: http://bit.ly/2Z2cgDW
Lajmet e Rekomanduara