SHQENGSRB

Platforma Flamujt e Kuq – Kërkesë për oferta

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 23.05.2019 | 1 min
  • Qëllimi i kësaj thirrje është që të ftojë ofruesit e shërbimeve të dorëzojnë propozimet e tyre së bashku me specifikimet teknike për zhvillimin e platformës “Flamujt e Kuq”.

    Projekti: Zgjidhje digjitale për integritetin në prokurim publik
    Donatori: Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM)
    Implementuesi: Demokraci Plus
    Data e fundit për ofertim: 7 qershor 2019
    E-mail kontaktues: info@dplus-ks.org
    Kriteret e përzgjedhjes:
    1. Ofertuesi duhet të dëshmojë që ka përfunduar së paku një projekt të ngjashëm në tri vitet e fundit me vlerë së paku 5,000 euro. Projekt i ngjashëm nënkupton projekte në data scrapping.
    2. Ofertuesi duhet të ofrojë propozim teknik të detajuar se si mendon që do t’i implementojë indikatorët e dhënë.
    3. Ofertuesi duhet të paraqesë plan dinamik të detajuar për implementimin e indikatorëve.
    Kriteret e dhënies:
    1.   Propozimi teknik i detajuar në bazë të kërkesave në nenin 4 (30%)
    2.   Çmimi më i ulët (40%)
    3.   CV-të e personelit të propozuar dhe numri i referencave për punë të ngjashme (30%)
    Dorëzimi i ofertave Ofertat duhet të dorëzohen vetëm në info@dplus-ks.org
    Afatet kohore:

     

    • Drafti i parë i platformës – 2 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës (gusht 2019)
    • Versioni final i platformës –  3 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës

    Klikoni këtu për të shkarkuar dosjen e tenderit.




    Lajmet e Rekomanduara

    Platforma Flamujt e Kuq – Kërkesë për oferta

    më shumë

    Raporti i Auditimit për vitin 2018

    më shumë

    Publikohet analiza “Shfrytëzimi i marrëveshjeve për shërbime të veçanta…

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit