SHQENGSRB

Konkurs për Punë HULUMTUES I LARTË (1)

  • Postuar nga: Kategoria: konkurset Postuar me: 23.07.2019 | 2 min
  • Konkurs për Punë

    HULUMTUES I LARTË (1)

     

    Pozita: Hulumtues i/e Lartë

    Data e mbylljes së konkursit: 11 gusht 2019

    Fillimi i punës: 01 shtator 2019

    Demokraci Plus (D+) është në kërkim të një Hulumtuesi/e të Lartë që të angazhohet në Programin e Sundimit të Ligjit. Hulumtuesi/ja i/e Lartë do t’i raportoj Koordinatorit të Programeve dhe do të jetë i/e angazhuar në projektet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

    Përgjegjësitë:

    • Përgatit hulumtime dhe zhvillon analiza në fushën e sundimit të ligjit dhe prokurimit publik;
    • Përgatit raporte me metodologji të parapërcaktuar nga organizata;
    • Organizon konferenca, seminare dhe takime për qëllime avokuese;
    • Përfaqëson organizatën në media dhe ngjarje publike;
    • Redakton raporte hulumtuese, deklarata për media dhe letra zyrtare për institutionet publike;
    • Sipas nevojës, përkthen materiale në gjuhën angleze dhe anasjelltas;
    • Kryen punë tjera që i delegohen nga drejtori ekzekutiv dhe koordinatori i programeve.

    Kualifikimet e kërkuara:

    • Diplomë universiteti në fushën e shkencave politike, drejtësisë, politikave publike apo të ngjashme;
    • Së paku pesë (5) vite përvojë pune në organizata jo-qeveritare (vendore apo ndërkombëtare) apo shërbim civil, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit;
    • Njohuri të thelluara apo përvojë pune në fushën e prokurimit publik;
    • Përvojë në hartim të projekt-propozimeve;
    • Përvojë në menaxhim të projekteve;
    • Përvojë në shkrim të raporteve analitike;
    • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze (në të shkruar dhe në të folur). Njohja e ndonjë gjuhe tjetër lokale përveç asaj amtare është përparësi;
    • Nivel të lartë të fleksibilitetit, dhe përkushtim për të punuar në ekip.

    Mënyra e aplikimit:

    Për të aplikuar, duhet të dorëzoni dokumentet në vijim:

    • CV
    • Letër motivuese
    • Mostër të ndonjë punimi/raporti

    Të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dërgohen në: rekrutimi@dplus-ks.org me titull: Aplikacioni – Hulumtues i Lartë. Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të kontaktohen dhe më pas do të testohen me shkrim dhe me anë të intervistës.




    Lajmet e Rekomanduara

    INTERPRETIMI RAST PAS RASTI I LIGJIT TË PROKURIMIT PUBLIK

    më shumë

    Konkurs për Punë HULUMTUES I LARTË (1)

    më shumë

    THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit