SHQENGSRB

Demokraci Plus (D+) dhe Fondacioni Konrad-Adenauer (KAS) mbajtën tryezë diskutimi me temë “Lajmet e rreme, kërcënim i demokracisë”.

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 01.10.2019 | 0 min
  • Fondacioni Konrad-Adenauer (KAS) në partneritet me Demokraci Plus (D+) mbajtën tryezë diskutimi me temë “Lajmet e rreme, kërcënim i demokracisë”.

    Granit Tërnava, menaxher i programeve (KAS), lajmet e rreme i quajti kërcënim i demokracisë, por tha se e rëndësishme është që mediat të mos u japin hapësirë këtyre lajmeve.  Në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit, Tërnava kërkoi që këto lajme të mos përdoren nga liderët për vota.

    Ndërsa, Leart Hoxha, kryetar i bordit të D+, i cili moderoi këtë tryezë, prezantoi broshurën e kësaj organizate në të cilën parqiten format e shpërndarjes së lajmeve të rreme.

    Bardh Rugova, profesor në Departamentin e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, tha se kërcënimi nga lajmet e rreme është më i madh se sa që mendohet.  Sipas tij po jetojmë në një shoqëri ku nuk ka mendim. “Në një anë e kemi lirinë e shprehjes në anën tjetër e kemi fake news”.

    Kreshnik Gashi, kryeredaktor në Drejtësia në Kosovë, tha se sidomos tani gjatë fushatës zjedhore po shihet një investim i madh i partive politike që po i përkrahin dhe fuqizojnë lajmet e rreme, sidomos përmes portaleve.

    Driart Elshani, ekspert i sigurisë kibernetike, vuri në pah nevojën e luftimit të fenomenit “fake news”, duke thënë se kërkohet koordinim në rrafshin global dhe lokal për ta luftuar këtë fenomen.

    Broshurën e Demokraci Plus, e lansuar në këtë tryezë, e cila ndër të tjera paraqet identifikimin e lajmeve të rreme që bëhet përmes emrit të autorit, origjina e publikimit, fotografia dhe video, si dhe sponzorizimi, e gjeni në këtë vegëz: http://bit.do/fbgJS.




    Lajmet e Rekomanduara

    INTERPRETIMI RAST PAS RASTI I LIGJIT TË PROKURIMIT PUBLIK

    më shumë

    Konkurs për Punë HULUMTUES I LARTË (1)

    më shumë

    THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit