SHQENGSRB

Reagim: Organizatat e shoqërisë civile në përkrahje të protestës!

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 29.08.2018 | 2 min
  • Pas dorëheqjes së ish prokurorit special z. Elez Blakaj, ne si organizata të shoqërisë civile përkrahim plotësisht protestën e organizuar nga grupi i qytetarëve për shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit z. Aleksandër Lumezi. Letra shpjeguese e z. Blakaj sinjalizon integritetin e dobët të sistemit të drejtësisë, në veçanti prokurorisë së shtetit përballë ndërhyrjeve politike, shantazheve dhe kërcënimeve, që vijnë edhe nga vetë kryeprokurori i shtetit.

    Ndërhyrjet e kryeprokurorit Lumezi për të shmangur përballjen e figurave të larta të politikës me procesin e drejtësisë janë alarmante për drejtësinë në Kosovë. Në anën tjetër përbëjnë fakte të mjaftueshme që ne si shoqëri civile dhe qytetarë të kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të tij.

    Ne besojmë fuqishëm se vetëm një sistem i drejtësisë i pavarur, me integritet dhe imun ndaj interferimeve të politikës do të mund të garantojë sundimin e ligjit, që është parakusht për funksionimin e shtetit demokratik.

    Dorëheqja e kryeprokurorit Lumezi, do të rriste besimin qytetarë në drejtësinë e pavarur, prandaj ne përkrahim protestën qytetare, dhe kërkojmë që përveç shkarkimit të tij të fillojë edhe procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë sikurse në të gjitha vendet e rajonit.

    Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të protestojnë sot për të garantuar një drejtësi të pavarur nesër!

    Organizata e Shoqërisë Civile:

    Demokraci Plus – D+
    Grupi për Studime Juridike dhe Politike-GLPS
    Iniciativa për Progres – INPO
    Instituti Columbus
    Instituti D4D
    Instituti Demokratik i Kosovës – KDI
    Instituti GAP
    Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD
    Instituti INDEP
    Instituti KIPRED
    Lëvizja FOL
    Organizata Çohu!
    Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim-ATRC
    Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional- CLARD




    Lajmet e Rekomanduara

    Thirrje për punë praktike – 5 pozita

    më shumë

    Reagim: Organizatat e shoqërisë civile në përkrahje të protestës!

    më shumë

    Gjakova komuna e parë me kontrata të hapura

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit