SHQENGSRB

MPB kërkon nga OSHP që të mbetet në fuqi anulimi i tenderit për automjete dhe pajisje të zjarrëfikjes

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 15.03.2018 | 2 min
  • Salla e OSHP-se

    Raporton: Arbelina Dedushaj

    Prishtinë- Në seancën e së mërkurës, Ministria e Punëve të Brendshme(MPB) kërkoi nga gjykata e tenderëve, përkatësisht nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) që ta lërë në fuqi vendimin e tyre për anulimin e tenderin në vlerë prej 265 mijë eurosh.

    Vendimi për anulimin e tenderit “Furnizim me automjete dhe pajisje të zjarrëfikjes dhe shpëtimit”, MPB e kishte marrë në janar të këtij viti, me arsyetimin se asnjë nga ofertuesit nuk është i përgjegjshëm, por ndaj këtij vendimi ishte ankuar konsorciumi “Grami & Pastor Kosova”.

    Përfaqësuesi i kësaj ministrie, Fatmir Thaqi tha se ky konsorcium është eliminuar pasi nuk kishte qenë i përgjegjshëm, pasi kishte dorëzuar një autorizimi jo valid. Në këtë përfundim, sipas tij kishin ardhur pas një komunikimi përmes postës elektronike me prodhuesin nga Beogradi “IVECO”. Kjo e fundit e kishte njoftuar ministrinë se “Auto MG Commerce” nuk është e autorizuar që të lëshojë autorizime për automjetet e prodhuesit “IVECO”.

    Sipas tij, nevoja për të kërkuar autorizime përveç për automjete edhe për pajisje përcjellëse është fakti se të njëjtat në rastet kur nuk po kërkohen po vinë të kualitetit jo të mirë.

    Këtë vendim të autoritetit kontraktues, përkatësisht ministrisë e ka përkrahur edhe eksperti Shaban Tafa, i cili ishte caktuar nga OSHP për t’i shqyrtuar të gjitha pretendimet ankimore. Ai tha se mendimin e tij në favor të autoritetit kontraktues e kishte marrë pikërisht në momentin kur kishte hasur ne komunikimin mes kësaj të fundit dhe prodhuesit “IVECO”.

    Ndërkaq, përfaqësuesi i konsorciumit “Grami & Pastor Kosova”, Fehmi Ymeri, tha para panelit shqyrtues me kryetar Blerim Dinën, se nuk pajtohen me vendimin e ministrisë, por as me mendimin e ekspertit. Sipas tij, kanë pasur edhe shumë raste tjera kur kanë ofertuar me autorizimin vetëm për automjete e jo edhe për pjesët përcjellëse.

    Ymeri po ashtu tha se, i kanë plotësuar të gjitha kërkesat që janë kërkuar në dosje të tenderit dhe i njëjti kërkoi që lënda të kthehet në rivlerësim.




    Lajmet e Rekomanduara

    Thirrje për punë praktike – 5 pozita

    më shumë

    Reagim: Organizatat e shoqërisë civile në përkrahje të protestës!

    më shumë

    Gjakova komuna e parë me kontrata të hapura

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit