SHQENGSRB

Kontratat mbi vepër, ushtruesit e detyrës (U.D.) dhe politikbërja në nivel qendror, me fokus në strategjitë

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 21.12.2018 | 3 min
  • 21 dhjetor 2018

    “Kontratat mbi vepër, ushtruesit e detyrës (U.D.) dhe politikbërja në nivel qendror, me fokus në strategjitë” 

    Demokraci Plus (D+) ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka prezentuar disa të gjetura sa i përket dy temave: tema e parë lidhur me angazhimin me kontrata mbi vepër dhe ushtruesit e detyrës (U.D) në shërbimin civil, dhe politikbërja në nivel nacional, me fokus në strategjitë.

    Lidhur me kontratat mbi vepër dhe UD-të, Demokraci Plus ka dërguar 132 kërkesa në 132 institucione për qasje në dokumente publike dhe ka pranuar përgjigje për 75 prej tyre. Në bazë të këtyre përgjigjeve, situata aktuale është si vijon:

    • Numri i kontratave mbi vepër sipas 75 përgjigjeve është 777 në vitin 2018, dhe 164 prej tyre janë jashtë afatit ligjor prej gjashtë (6) muajve. Ky numër është më i madh nëse do të përgjigjeshin edhe 57 institucione tjera;
    • Numri i kontratave mbi vepër, apo angazhimi i personave me kontrata mbi vepër është më i madh se sa numri i rekrutimeve të rregullta (në vitin 2016: 645 kanë qenë rekrutime të rregullta kurse 861 rekrutime me kontrata mbi vepër, në vitin 2017: 723 rekrutime të rregullta kurse 991 rekrutime me kontrata mbi vepër);
    • Shumica e të angazhuarve me kontrata mbi vepër kanë qenë pa procedura të rekrutimit, por personat vetëm janë marrë në punë pas asnjë procedurë. Shumica e e tyre janë angazhuar në pozita të rregullta në shërbimin civil (çka është e ndaluar) dhe jo për punë specifike (për çka kërkohet me ligj);
    • Shumica e rasteve me U.D. janë më gjatë se afati ligjor i zëvendësimit të nëpunësit civil prej tre (3) muaj, dhe ato pozita mbahen ose nga personi i njejtë ose kalon nga një zyrtar në tjetrin çdo tre (3) muaj;
    • Personat e angazhuar me kontrata mbi vepër paguhen nga kategoria buxhetore e mallrave dhe shërbimeve. Nëse marrim si mesatare numrin e kontratave mbi vepër për vit rreth 1,000 persona dhe pagën jo më të lartë se 400 euro për muaj, i bije që rreth 4.8 milion euro janë shpenzuar për vit për këto kontrata nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve;
    • Numri i UD-ve në nivel qendror dhe lokal është më i madh jashtë afatit ligjore prej tre (3) muajve se sa brenda afatit ligjor: 122 raste me U.D. janë jashtë afatit ligjor kurse 93 raste janë me U.D. brenda afatit ligjor;
    • Për vitin 2018, sipas 75 përgjigjeve, Ministritë me numrin më të lartë të kontratave mbi vepër janë: Ministria e Infrastrukturës me 134 raste, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me 87 raste dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me 24 raste. Sa i përket komunave, me numrin më të lartë janë: komuna e Prizrenit me 85 raste, komuna e Gjilanit me 50 dhe komuna e Pejës me 44 raste.

    Ndërsa në lidhje me temen e dytë, politikbërja në nivel nacional, me fokus në stratefgjitë, D+ në muajin tetor ka publikuar një raport i cili  ka analizuar dokumentet strategjike të aprovuara nga Qeveria në periudhen 2012-2017 dhe ka identifikuar një numër të madh problemesh të cilat u ngriten edhe sot në konferencë si:

    • Numri i madh i strategjive të aprovuara brenda një viti;
    • Mos repsektimi i legjislacionit sekondar për hartim të dokumenteve strategjike;
    • Mungesa e madhe e monitorimit dhe vlersimit të zbatimit të strategjive nga ana e institucioneve bartëse dhe zbatuese;
    • Numri i madh i kërkesave të deponuara në Zyren për Planifikim Strategjik për të hartuar strategji të reja, përkunder faktit se ka një numër shumë të madh të strategjive që janë ende aktive.



    Lajmet e Rekomanduara

    Prezantimi i Raportit të dytë ‘Matësi i performancës në prokurim…

    më shumë

    Publikohet analiza “Strategjitë gjithëpërfshirëse të Qeverisë, niveli i…

    më shumë

    Raporti i D+ dhe BIRN: Zyrtarët e ATK tash e dy vjet nuk kanë deklaruar…

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit