SHQENGSRB

Kompania ankuese “Albas” thotë se çmimet e fituesit të tenderit nuk janë reale

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 16.01.2018 | 2 min
  • Raporton: Sara Zhubi

    Të enjten më 11.01.2018, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) mbajti seancën për shqyrtimin e  ankesës së operatorit ekonomik “Albas”, të cilën e kishte ushtruar kundër Spitalit Rajonal të Prizrenit. Kjo ankesë ishte dërguar në OShP me pretendimet se ka shkelje ligjore në tenderin e shpallur nga ky spital, tender ky i emëruar si “Përgatitja e ushqimit të të sëmurëve, personelit, kujdestarisë dhe ofrimin e shërbimeve për të punësuarit në spital”.

    Ankesa e “Albas” bazohet në çmimet e ofruara nga kompania fituese, të cilat nuk përkojnë me çmimet në treg. “Ne dyshojmë se çmimet nuk janë reale, pasi që çmimi  i dhënë nga operatori i rekomanduar për kontratë nuk mund të mbulojë as rrogat e punëtorëve, e aq më pak blerjen e mallit”, tha përfaqësuesi i palës ankuese, Xhelal Pireci.

    Në anën tjetër, përfaqësuesi i autoritetit kontraktues, përkatësisht Spitalit Rajonal të Prizrenit, Sami Ahmetaj deklaroi para panelit të OSHP-së se qëndron prapa vendimit që e kishin marrë në favor të kompanisë fituese. “Duke u bazuar në dispozitat ligjore të LPP-së, ne kemi kërkuar sqarime shtesë nga operatori tashmë i rekomanduar për kontratë dhe i njëjti ka arritur të na dëshmojë dhe të garantojë për produktet që do t’i ofroj”, tha Ahmetaj.

    Ky i fundit, po ashtu tha se si autoritet kontraktues kanë bërë edhe krahasimet e çmimeve të ofruara me çmimet referente të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), e që sipas tij kanë qenë të përafërta.

    Ndërkaq, eksperti shqyrtues, Visar Basha i kishte propozuar panelit shqyrtues që vendimi i autoritetit kontraktues të mbetet në fuqi. Ai po ashtu theksoi se: “Kompania e rekomanduar për lidhjen e kontratës ka ofruar dëshmi për furnizim me mall dhe kjo sipas tij ka qenë  e mjaftueshme për autoritetin kontraktues”.

     




    Lajmet e Rekomanduara

    INTERPRETIMI RAST PAS RASTI I LIGJIT TË PROKURIMIT PUBLIK

    më shumë

    Konkurs për Punë HULUMTUES I LARTË (1)

    më shumë

    THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit