SHQENGSRB

Ekspertja shqyrtuese: Gabimet në formularin e tenderit kushtojnë me eliminim

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 11.01.2018 | 1 min
  • Raporton: Sara Zhubi

    Të enjten, më 11.01.2018 u mbajt seanca për shqyrtimin e ankesës së kompanisë “Dardania” në lidhje me aktivitetin e prokurimit “Pastrimi i shtratit të lumenjve dhe kanalizimeve atmosferike nga puseta në pusetë”, i cili ishte iniciuar nga autoriteti kontraktues Komuna e Prishtinës. Ky autoritet kishe anuluar kompaninë tani ankuese për shkak të mos deklarimit se e njëjta posedon një dokument brenda afateve të kërkuara nga autoriteti kontraktues. Përfaqësuesi i kompanisë, Ekrem Gashi deklaroi: “Arsyeja jonë e eliminimit është mos shkruarja e afatit të vlefshmërisë së sigurimit të tenderit në dokumentin e caktuar, gjë të cilën e kemi dhe ndodhet në dosjen tonë.”

    Në anën tjetër, përfaqësuesja nga autoriteti kontraktues theksoi se: “Në bazë të ligjit dhe udhëzuesit operativ të prokurimit publik, formulari në dosje të tenderit duhet të plotësohet si duhet dhe në rastet kur nuk bëhet një gjë e tillë, operatorët ndëshkohen me eliminim.”

    Ndërsa, ekspertja shqyrtuese e lëndës Vjollca Balaj, e cila kishte rekomanduar që të mbetet në fuqi vendimi i Komunës së Prishtinës, deklaroi: “Ligji i prokurimit publik thekson se në rastet kur formulari i tenderit nuk plotësohet drejtë, atëherë tenderi duhet të refuzohet, gjë e cila është bërë në këtë rast nga autoriteti në fjalë. Edhe pse operatori ekonomik ankues pretendon se një gjë e tillë ka qenë gabim teknik i tyre, ky është një gabim që kushton dhe për të cilin nuk mund të kërkohen as sqarime shtesë.”




    Lajmet e Rekomanduara

    INTERPRETIMI RAST PAS RASTI I LIGJIT TË PROKURIMIT PUBLIK

    më shumë

    Konkurs për Punë HULUMTUES I LARTË (1)

    më shumë

    THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit