SHQENGSRB

Eksperti shqyrtues rekomandon rivlerësim të tenderit për mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore në QKMF të Ferizajt

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 31.01.2018 | 2 min
  • Raporton: Arbelina Dedushaj

    Prishtinë- Abdurrahman Çunaku , i caktuar si ekspert për të shqyrtuar tenderin “Servisimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve mjekësore në QKMF në Komunën e Ferizajt”, rekomandoi që të kthehet në rivlerësim për shkak të shkeljeve ligjore.

    Këtë rekomandim Çunaku e kishte dhënë në ekspertizën që e kishte përgatitur për Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), e të cilës i qëndroi pas edhe në seancën e së hënës, e cila u mbajt për ta shqyrtuar ankesën e kompanisë ankuese “LeoMed”. “Si ekspert i prokurimit gjatë ekspertizës dhe kontrollimit të dokumenteve të dosjes nuk kam hasur në asnjë dëshmi që paramasa është gabim”, tha Çunaku.

    Përfaqësuesi i “LeoMed”, Bedri Ramadani e mbështeti mendimin e ekspertit dhe theksoi se si ofertues nuk ishte lajmëruar fare nga Komuna e Ferizajt, si autoritet kontraktues për arsyet e anulimit të tenderit.

    Ndryshe, përfaqësuesi i komunës, Feim Ibrahimi e arsyetoi vendimin e anulimit të këtij aktiviteti të tenderimit. Ai tha se komisioni i vlerësimit së bashku me dy anëtarë nga njësia kërkuese si profesionistë të lëmisë kanë konstatuar se në paramasa ka mangësi, e sipas tij arsyeja e anulimit ishin pasojat e mundshme gjatë ekzekutimit të kontratës.

    “Një aparat sa më kujtohet ka qenë 9,200.00 euro dhe rekomandimi i komisionit ishte që të anulohet aktiviteti dhe të ndryshohet paramasa në ritenderim”, tha Ibrahimi, i cili i kërkoi panelit shqyrtues që ta lerë në fuqi vendimin për anulim.

    Ndryshe ky tender ishte anuluar më 6 tetor 2017 me arsyetimin se operatorët ekonomik që kanë ofertuar nuk ju kanë përmbajtur rregullave të parapara në dosje të tenderit, për cka kompania “LeoMed” edhe kishte ushtruar këtë ankesë.




    Lajmet e Rekomanduara

    Thirrje për punë praktike – 5 pozita

    më shumë

    Reagim: Organizatat e shoqërisë civile në përkrahje të protestës!

    më shumë

    Gjakova komuna e parë me kontrata të hapura

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit