SHQENGSRB

Organizohet tryezë me temën “Roli i Grupeve Jo formale të Grave në Politik Bërje”

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 26.01.2018 | 1 min
  • Demokraci Plus në bashkëpunim me CoDe kanë organizuar tryezën me temën “Roli i Grupeve Jo formale të Grave në Politik Bërje – Shkëmbimi i përvojave në mes të grupeve jo formale të grave në nivel lokal dhe institucioneve qendrore”.

    Qëllimi i kësaj tryeze është hapja e një forumi diskutimi rreth sfidave dhe mundësive të grupeve jo formale të grave në legjislaturën e re për të ndikuar në politik bërje në nivel lokal. Gjithashtu po diskutohet për nevojën për rritje të angazhimit të këshilltareve komunale për avokim për barazi gjinore dhe përfshirje më të madhe të komunitetit në qeverisje lokale.

    Në panelin diskutues janë duke marrë pjesë përfaqësues nga institucione të nivelit qendror dhe lokal si dhe aktivistë të shoqërisë civile që promovojnë përfshirjen e grave në jetën politike.

    Ky aktivitet mbështetet nga Avancojmë Kosovën së Bashku/USAID në kuadër të projektit “Ngritja e Kapaciteteve të Grupeve Jo Formale të Grave”.




    Lajmet e Rekomanduara

    INTERPRETIMI RAST PAS RASTI I LIGJIT TË PROKURIMIT PUBLIK

    më shumë

    Konkurs për Punë HULUMTUES I LARTË (1)

    më shumë

    THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit