SHQENGSRB

Demokraci Plus (D+) dhe Zyra për Planifikim Strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit kanë organizuar një tryezë të rrumbullakët

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 17.10.2018 | 1 min
  • Demokraci Plus (D+) dhe Zyra për Planifikim Strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit kanë organizuar një tryezë të rrumbullakët ku po bëhet prezantimi i gjetjeve të raportit “Politikëbërja në nivel nacional 2012-2017 – Strategjitë: Procesi i draftimit, roli i Zyrës për Planifikim Strategjik dhe mënyra e vlerësimit të zbatimit”

    Studimi vlerëson dokumentet strategjike në tri aspekte: përmbushjen e kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ 02/2012, opinionet e Zyrës për Planifikim Strategjik, dhe monitorimin e vlerësimit të implementimit nga ana e institucioneve bartëse të 52 dokumenteve strategjike të hartuara dhe miratuara në periudhën 2012-2017.

    Në tryezë po marrin pjesë përfaqësues nga Zyra për Planifikim Strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrtarë të të gjitha ministrive nga Departamenti për Integrim Evropian dhe Kordinim të Politikave, përgjegjës për monitorim dhe vlerësim të implementimit të strategjive, si dhe përfaqësues tjerë nga organizata dhe institucione tjera vendore dhe ndërkombëtare.

    Ky aktivitet mbështetet nga U.S. Embassy Pristina, Kosovo.




    Lajmet e Rekomanduara

    Publikohet analiza “Shfrytëzimi i marrëveshjeve për shërbime të veçanta…

    më shumë

    Prezantimi i Raportit të dytë ‘Matësi i performancës në prokurim…

    më shumë

    Publikohet analiza “Strategjitë gjithëpërfshirëse të Qeverisë, niveli i…

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit