SHQENGSRB

D+ sot ka mbajtur trajnimin e radhës për hartimin e akteve normative në nivel lokal

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 19.03.2018 | 1 min
  • Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me organizatën “Demokraci Plus” në mbështetje të projektit të USAID/Partneriteti për Zhvillim (USAID/PFD), sot ka mbajtur trajnimin e radhës për hartimin e akteve normative në nivel lokal.
    Qëllimi i këtij trajnimi është rritja e njohurive teorike dhe praktike të pjesëmarrësve në procesin e hartimit të akteve normative të komunës, duke përfshirë të gjitha fazat e hartimit të akteve normative si: hartimi, konsultimi i brendshëm i autoriteteve lokale dhe konsultimi me publikun, vlerësimi i ndikimit financiar i aktit të propozuar dhe procesi i monitorimit të zbatimit.
    Në këtë punëtori nga niveli lokal pjesëmarrës janë përfaqësuesit e komunave: Prishtinë, Lipjan, Obiliq, Fushë Kosovë dhe Graqanicë. Ky trajnim do të vazhdojë edhe më 20.03.2018.




    Lajmet e Rekomanduara

    INTERPRETIMI RAST PAS RASTI I LIGJIT TË PROKURIMIT PUBLIK

    më shumë

    Konkurs për Punë HULUMTUES I LARTË (1)

    më shumë

    THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit