SHQENGSRB

D+ dhe Insajderi përmbyllin projektin “Përkrahja e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes përmes rritjes së monitorimit të çështjeve që kanë të bëjnë me media”

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 04.06.2018 | 2 min
  • D+ dhe portali hulumtues Insajderi kanë zbatuar bashkarisht projektin “Përkrahja e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes përmes rritjes së monitorimit të çështjeve që kanë të bëjnë me media” me qëllim të përkrahjes së lirisë së mediave dhe shprehjes së lirë përmes hulumtimeve dhe publikimeve.

    Në kuadër të këtij projekti, D+ dhe Insajderi kanë hulumtuar dhe publikuar analiza për sigurinë e gazetarëve në Kosovë “Viti i mbrapshtë dhe dështimi i institucioneve në mbrojtjen gazetarëve” si dhe analizën “Sfida kryesore e gazetarëve kosovarë – raportimi nën kërcënimin e dajakut’.

    po ashtu, D+ dhe Insajderi kanë hulumtuar dhe publikuar analizën për qasjen e gazetarëve në informacion dhe nivelin e ofrimit të përgjigjeve nga institucionet publike “Raporti i gazetarëve me institucionet- qasje shpërfillëse, tërheqje zvarrë e kërcënime nga truprojat e politikanëve

    D+ ka testuar nivelin e përgjigjshmërisë së institucioneve publike përkitazi me kontratat për marketing apo reklamim në media si dhe kanë sjellur të gjitha institucionet relevante të fushës për të diskutuar problemet dhe sfidat në një tryezë diskutimi. Kjo është bërë përmes dërgimit të kërkesave zyrtare në 20 institucione publike, duke përfshirë komuna, ministri, ndërmarrje publike dhe agjenci të pavarura. Nga këto, D+ ka marrë përgjigje në 80%, mirëpo kualiteti i përgjigjeve ka qenë sipërfaqësor.

    Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian përmes skemës së granteve të vogla “Mbrojtja e Lirisë së Mediave dhe Lirisë së Shprehjes në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Asociacioni i Gazetarëve Kroat, si pjesë e projektit rajonal Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokim të Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve, në partneritet me gjashtë asociacione rajonale të gazetarëve që janë:
Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (IJAS), Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, Asociacioni i Gazetarëve Kroat (CJA),
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AJK),
Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (AJM) dhe Sinidikata e Mediave të Malit të Zi.

    Projekti është zhvilluar gjatë periudhës kohore duke filluar nga 1 tetori 2017 dhe ka përfunduar me 31 maj 2018.




    Lajmet e Rekomanduara

    Konkurs për Punë HULUMTUES I LARTË (1)

    më shumë

    THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE

    më shumë

    Platforma Flamujt e Kuq – Kërkesë për oferta

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit