SHQENGSRB

Përfaqësuesi i KEK-ut: Ankesa e “Erlis shpk” ka qenë e pasafatshme

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 14.12.2017 | 2 min
  • Raporton: Arbelina Dedushaj dhe Agon Hysaj

    Të mërkurën, për të katërtën herë është shqyrtuar ankesa e kompanisë “Erlis shpk”, e ushtruar kundër Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) lidhur me tenderin “Pastrimi i kanalizimeve dhe pusetave gypave të kracerit”.

    Këtë ankesë, kompania e lartcekur e kishte ushtruar në Organin Shqyrtuese të Prokurimit (OSHP), më 17 nëntor të këtij viti me pretendimet se KEK ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik.

    Sipas përfaqësuesit të kompanisë “Erlis shpk”, Shpëtim Morina, KEK-u si shkallë e parë e kishte hudhur ankesën e tyre për arsyet e përmendura më lart, por kjo sipas tij nuk qëndron.

    Ndryshe, përfaqësuesi i KEK-ut, Hasan Mexhuani tha se ankesën e kishte refuzuar komisioni i caktuar, pasi ka qenë e pasafatshme. Ai po ashtu kërkoi nga paneli shqyrtues i OSHP-së që ta refuzojë ankesën e kësaj kompanie dhe të merret sa më shpejt një vendim, pasi situata sipas tij është emergjente.

    “Jemi në gjendje të mjerueshme, punëtorët po pastrojnë me terrnokopa dhe mistri”, tha ndër të tjera Mexhuani.

    Ekspertja shqyrtuese e caktuar nga OSHP, Sabrije Bullatovci nuk mori pjesë në seancën e së mërkurës, pasi e njëjta kishte kaluar në Agjencionin Kundër Korrupsion.

    Sipas përfaqësuesit të “Erlis” ekspertiza e Bullatovcit përkrahë pretendimet e kompanisë së tij.

    Në vendimin e parë të datës 06.04.2017, OSHP-ja ia kishte aprovuar ankesën kësaj kompanie dhe kishte urdhëruar KEK-un që lënda të kthehet në rivlerësim dhe të kërkohen informata sqaruese shtesë në lidhje me ofertën e operatorit ankues.

    Pas këtij vendimi, KEK e kishte shpërblyere me kontratë kompaninë “Erlis”, por më pas e kishte anuluar njoftimin për dhënien e kontratës, me ç ‘rast kjo kompani përsëri kishte ushtruar ankesë në OSHP.

    Kjo e fundit, me vendimin e dytë, të datës 16.08.2017  kishte vendosur që lënda përsëri të kthehet në rivlerësim.

    E të njëjtin vendim, OSHP-ja e kishte marr edhe për ankesën e tretë të ushtruar për njëjtin tender nga kjo kompani, e atë më 01.11.2017.




    Lajmet e Rekomanduara

    INTERPRETIMI RAST PAS RASTI I LIGJIT TË PROKURIMIT PUBLIK

    më shumë

    Konkurs për Punë HULUMTUES I LARTË (1)

    më shumë

    THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit