SHQENGSRB

OSHP shqyrton ankesën për tenderin e pajisjeve për kuzhinën qendrore të çerdheve në Prishtinë.

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 13.12.2017 | 2 min
  • Raporton: Arbelina Dedushaj dhe Agon Hysaj

    Paneli i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), i përbërë nga kryetari i saj Blerim Dina dhe dy anëtarët tjerë, Nuhi Paçarizi dhe Goran Milenkoviq kanë shqyrtuar ankesën e kompanisë “Oni Design”, e cila ishte ushtruar kundër Komunës së Prishtinës.

    Kjo kompani, ankesën e kishte ushtruar pasi ishte shpallur e papërgjegjshme për tenderin ”Furnizimi me pajisje dhe inventar i kuzhinës qendrore të çerdheve”, për shkak të dorëzimit të dy listave me çmime të ndryshme.

    I pakënaqur me këtë vendim për eliminim, pronari i saj, Ilir Sadiku kishte bërë ankesë pikërisht te kjo komunë, por e njëjta i ishte refuzuar duke ia hudhur poshtë pretendimet e saj.

    Ndërkaq, në seancën e së mërkurës në OSHP, kjo kompani ankuese, ku si përfaqësues erdhi vet pronari i saj theksoi që çmimet e ndryshme në lista kanë ndodhur si shkak i një gabimi teknik. Gabimi sipas tij, është bërë gjatë bartjes së vlerave nga tabela e paramasës në tabelën e përshkrimit të çmimeve.

    I njëjti tha se ky gabim teknik është i tolerueshëm dhe komuna është dashur që të jep sqarime se cila prej tabelave vlen.

    Ndërsa, eksperti shqyrtues i caktuar për këtë lëndë, Visar Basha në raportin e tij kishte theksuar se oferta ishte e papërgjegjshme, pasi paramasa është pjesë e kontratës dhe dy tabelat duhet të përmbajnë çmimet e njëjta.

    Për raportin e këtij të fundit, përfaqësuesja e Komunës së Prishtinës, Kaltrina Dalipi u pajtua me të gjeturat e tij. Po ashtu, ajo tha që çmimi i ofruar i kompanisë edhe me përmirësimet e duhura e tejkalon pragun prej plus / minus 2%, prandaj edhe është i papërgjegjshëm.

    Ndryshe, kjo ankesë ishte dorëzuar në OSHP më 17 nëntor të këtij viti.




    Lajmet e Rekomanduara

    INTERPRETIMI RAST PAS RASTI I LIGJIT TË PROKURIMIT PUBLIK

    më shumë

    Konkurs për Punë HULUMTUES I LARTË (1)

    më shumë

    THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit