SHQENGSRB

Kërcënimi ndaj Blerim Dinës edhe një parregullsi tjetër në OSHP

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 17.10.2017 | 2 min
  • Prishtinë 17 tetor 2017, Demokraci Plus (D+) dënon ushtrimin e presionit ndaj kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) z. Blerim Dina. D+ kërkon nga institucionet e drejtësisë që me prioritet të adresojnë këtë rast dhe të marrin masat përkatëse për të siguruar që bordi i OSHP-së nuk i nënshtrohet presioneve të asnjë grupi politik apo biznesor.

    Me këtë rast D+ kërkon nga Kuvendi i Kosovës që sa më shpejtë të bëjë emërimin e dy zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni. Kjo pasi që dy pozita në bordin e OSHP-së janë vakante, që nga ngritja e aktakuzës për dy anëtarët e bordit, Ekrem Salihu dhe Tefik Sylejmani. Ky rast ka shpërfaqur se sa e rrezikshme është situata në të cilën vendimmarrja varet prej një grupi të vogël njerëzish, siç është aktualisht rasti me OSHP-në ku vetëm tre anëtarë të këtij institucioni vendosin për miliona euro të buxhetit publik.

    D+ thekson nevojën për reformë ligjore në fushën e gjykimit të tenderëve apo sistemit të korrigjimit në prokurim publik. Aktualisht me Ligjin e Prokurimit Publik është paraparë që OSHP të ketë pesë (5) anëtarë të cilët në përbërje prej 1, 3 ose 5 anëtarë gjykojnë rastet e prokurimit. Në raste të mungesave ky numër mund të jetë edhe më i vogël. Sidoqoftë, në vazhdimësi integriteti i këtij institucioni është vënë në pikëpyetje si pasojë e ngritjes së aktakuzave për anëtarët e bordit të këtij institucioni apo shërbyesit civil brenda tij. Për këtë arsye është me rëndësi që të ndërtohet një sistem ligjor i cili e shpërndanë vendimmarrjen në raste të tilla tek më shumë individë, të cilët vijnë nga sektorë të ndryshëm. Po ashtu, D+ insiston në rritjen e transparencës së OSHP-së, pasi që aktualisht është një organ shumë i mbyllur dhe vendimet aty në shumë raste janë në kundërshtim me praktikat e saja juridike dhe vendimmarrjen në rastet paraprake.

    D+ është organizatë e cila monitoron në vazhdimësi punën e OSHP-së dhe në vazhdimësi ka ngritur dilema në vendimmarrjen e këtij institucioni, si pasojë e organizimit të brendshëm, mungesës së transparencës, llogaridhënies dhe mekanizmave parandalues të konfliktit të interesit dhe korrupsionit.




    Lajmet e Rekomanduara

    Konkurs për Punë HULUMTUES I LARTË (1)

    më shumë

    THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE

    më shumë

    Platforma Flamujt e Kuq – Kërkesë për oferta

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit