SHQENGSRB

Konkurs për praktikantë

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 24.05.2017 | 1 min
  • Democracy Plus kërkon dy (2) praktikantë për programin e praktikës. Praktikantët do të përfshihen në njërin nga programet e D+ në projekte të ndryshme.

    Programi i praktikës zgjat 3 muaj (me gjysmë orari) dhe përfshin:
    Asistencë në hulumtime për projekte të ndryshme, organizim të tryezave dhe konferencave, mbajte të shënimeve në takime dhe ngjarje të ndërlidhura me punën e organizatës, përpilim të raporteve, përditësim të databazave të të dhënave, monitorim të medieve dhe punë të ndryshme në zyrë.

    Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:
    1. I/e diplomuar apo në vitin e fundit të studimeve në Shkenca Politike, Administratë/Politika Publike, Filozofi, Sociologji, apo Juridik;
    2. Njohje e mirë e gjuhës angleze (përfshirë shkrimin);
    3. Njohje e mirë punës me Microsoft Word dhe Excel, njohja e programeve tjera p.sh SPSS konsiderohet përparësi;
    4. Aftësi të larta komunikimi verbal dhe me shkrim.

    Dokumentet e nevojshme për aplikim:
    1. CV dhe;
    2. Cover letter/Letër motivimi në gjuhën angleze.

    Të interesuarit mund t’i dërgojnë aplikacionet në e-mail adresën: info@dplus-ks.org.

    Afati për dorëzimin e aplikacioneve është 31.05.2017. Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë. Ata që nuk kontaktohen deri në datën 05.06.2017 konsiderohen të refuzuar.

    Puna praktike do të mbahet në zyrat e Democracy Plus në Prishtinë, adresa: Rruga Rexhep Luci, hyrja nr. 30, kati I, nga ora 9:00 – 13:00 apo nga ora 13:00 – 17:00.




    Lajmet e Rekomanduara

    INTERPRETIMI RAST PAS RASTI I LIGJIT TË PROKURIMIT PUBLIK

    më shumë

    Konkurs për Punë HULUMTUES I LARTË (1)

    më shumë

    THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit