SHQENGSRB

Eksperti shqyrtues thotë se ekzistimi i dy çmimoreve e bën kompaninë “Elektrika” të papërgjegjshme

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 14.12.2017 | 2 min
  • Raporton: Arbelina DEDUSHAJ

    Të mërkurën, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka mbajtur seancë dëgjimore për të shqyrtuar pretendimet ankimore të kompanisë “Elektrika” lidhur me tenderin “Servisimi dhe mirëmbajtja e gjeneratorëve dhe ngrohjeve qendrore”.

    Këtë ankesë “Elektrika” e kishte dorëzur në OSHP kundër autoritetit kontraktues, Agjencioni  Kosovar i Privatizimit (AKP), e cila e kishte shpallur të papërgjegjshme këtë kompani për shkak të dallimit në ҫmime në dy format e dorëzuara.

    Lidhur më këtë, eksperti shqyrtues, Basri Fazliu i dha të drejtë AKP-së, për  vendimin që e njëjta e kishte marrë për mos ta shpërblyer me kontratë  kompaninë “Elektrika”.

    Ai tha se për aktivitetin e prokurimit në fjalë duhet të dihet ҫmimi konkret, e që sipas tij “Elektrika” nuk e kishte bërë një gjë të tillë dhe kjo e bën të papërgjegjshme.

    “Në këtë rast kemi ofërtim të dy ҫmimeve për të njëjtin produkt dhe nuk mund të mirret si gabim aritmetrik, sepse gabime të tilla sipas nenit 59 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) trajtohen kur kemi të bëjmë me mbledhje të ҫmimeve. Ndërsa, në rastin konkret kemi të bëjmë me ofertimin e dy ҫmimeve të ndryshme për pozicionin e njëjtë”, tha Fazliu.

    Fazliu për fund shtoi se në këtë rast do të ishte i pamunduar implementimi i kontratës, pasi nuk lejohen ndërhyrje në paramasa.

    Ndryshe, përfaqësuesi i “Elektika”, Burim Latifi tha se pavarësisht të gjithave e vlerëson raportin e ekspertit Fazliu, por sipas tij e gjithë kjo që ka ndodhur ka qenë një lëshim teknik.

    “Në e-Prokurim i kemi dy fusha ku duhet të plotësohen të dhënat, njëra është në “exel”, ndërsa tjetra është në “ëord”. Gabimi teknik është lëshuar në kolonën 90 të exel-it, në të cilën ҫmimi ka qenë 120 euro, ndërsa gjatë bartjes në “ëord” është shkruar gabimisht 240”, tha Latifi.

    Por, ky i fundit tha se pavarësisht këtij gabimi, në fund ҫmimi në këto dy tabelat kishte mbetur i njëjtë, 29,907.00 euro.

    Latifi kërkoi nga paneli shqyrtues i OSHP-së, me kryetar Nuhi Paҫarizi që këtë aktivitet të prokurimit ta kthej në rivlerësim.

    Ndryshe u shpreh përfaqësuesi i AKP-së, Petrit Preteni, i cili kishte qenë edhe pjesë e komisionit vlerësues për këtë tender. Ai tha se si komision, problem kryesor e kishin parë ekzistimin e dy çmimoreve.

    “Ne si komision problem kryesor e kemi pasur ekzistimin e dy kopjeve të çmimores, dallim të cilin e theksoi edhe operatori ekonomik ankues”, tha Preteni, i cili edhe i propozoi këtij paneli për të lënë në fuqi vendimin e tyre.

    Këtë ankesë “Elektrika” e  kishte ushtruar më 17 nëntor të këtij viti për shkak të shkeljeve të dispozitave të LPP-së.

    “Bazuar në nenin 51 paragrafi 1 të LPP, mendojmë se AKP ka shkelur Ligjin e Prokurimit Publik, duke na shpallur të eliminuar si të papërgjegjshëm, ndërsa ne i kemi plotësuar të gjitha kërkesat e përcaktuara në njoftimin për kontratë dhe dosjen e tenderit”, thuhet në ankesë.




    Lajmet e Rekomanduara

    INTERPRETIMI RAST PAS RASTI I LIGJIT TË PROKURIMIT PUBLIK

    më shumë

    Konkurs për Punë HULUMTUES I LARTË (1)

    më shumë

    THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit