SHQENGSRB

Demokraci Plus (D+) dhe Insajderi fillojnë zbatimin e projektit “Përkrahja e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes përmes rritjes së monitorimit të çështjeve që kanë të bëjnë me media”

  • by Lajmet
  • D+ dhe portali hulumtues Insajderi janë bërë bashkë për të zbatuar këtë projekt me qëllim të përkrahjes së lirisë së mediave dhe shprehjes së lirë përmes hulumtimeve dhe publikimeve.

    Projekti ka paraparë një numër të aktiviteteve përfshirë hulumtimin e rasteve që kanë të bëjnë më kërcënimet dhe gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve, me qëllim të përgatitjes së një analize më të thellë rreth kësaj çështjeje. Për më tepër, janë paraparë disa aktivitete për qasjen në dokumente publike si dhe një analizë mbi mënyrën e trajtimit të gazetarëve nga institucionet publike.

    Përmes këtyre aktiviteteve, D+ dhe Insajderi synojnë që të inkurajojnë presion publik ndaj prokurorisë së shtetit për të bërë hetime më të thella mbi kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve, si dhe të rrisin përgjegjshmërinë e institucioneve publike kur pranojnë kërkesa zyrtare për qasje në dokumente publike nga mediet dhe shoqëria civile.

    Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian përmes skemës së granteve të vogla “Mbrojtja e Lirisë së Mediave dhe Lirisë së Shprehjes në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Asociacioni i Gazetarëve Kroat, si pjesë e projektit rajonal Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokim të Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve, në partneritet me gjashtë asociacione rajonale të gazetarëve që janë:
    Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (IJAS), Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, Asociacioni i Gazetarëve Kroat (CJA),
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AJK),
    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (AJM) dhe Sinidikata e Mediave të Malit të Zi.

    Projekti ka filluar të zbatohet me 01 tetor 2017 dhe do të zgjasë deri me 31 maj 2018.




    Lajmet e Rekomanduara

    Demokraci Plus (D+) dhe Insajderi fillojnë zbatimin e projektit “P…

    më shumë

    Partitë politike nuk publikojnë shpenzimet e fushatës së zgjedhjeve të…

    më shumë

    Demokraci Plus u dërgon letra subjekteve politike

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit