SHQENGSRB

Demokraci Plus (D+) fillon zbatimin e projekteve të para

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 22.06.2016 | 2 min
  • Maj 2016. Input për Raportin e Progresit për vitin 2016, është projekti i parë që Demokraci Plus (D+) ka zbatuar me përkrahje të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS). D+ është angazhuar nga KFOS që të përgatis një raport të shkurtër për punën e Kuvendit të Kosovës për vitin 2015. Të gjeturat e këtij raporti do të përdoren si input i shoqërisë civile për përpilimin e raportit të progresit që pritet të publikohet në vjeshtë të këtij viti.

    Po ashtu, me përkrahje të KFOS, D+ ka filluar një iniciativë për monitorimin për zbatimin e tri ministrive të qeverisë së Kosovës: Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. D+ do të bëjë një analizë të punës së këtyre ministrive duke analizuar planprogramet e partive politike, programin e qeverisë, planet e punës së këtyre ministrive dhe ndikimet që do të kenë politikat e realizuara nga këto ministri në mirëqenien e qytetarëve.

    Duke filluar nga muaji qershor, D+ do të fillojë zbatimin e një projekti tjetër që do të ketë për qëllim monitorimin e ligjit për fuqizimin e rinisë. Varësisht nga të gjeturat e monitorimit të zbatimit të ligjit, D+ do të bëjë një fushatë avokimi që do të ketë për qëllim përmirësimin e zbatimit të ligjit për fuqizim të rinisë ose ndryshim të neneve të caktuara. Ky projekt zhvillohet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe përkrahur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).




    Lajmet e Rekomanduara

    INTERPRETIMI RAST PAS RASTI I LIGJIT TË PROKURIMIT PUBLIK

    më shumë

    Konkurs për Punë HULUMTUES I LARTË (1)

    më shumë

    THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit