SHQENGSRB

Stafi i Demokraci Plus u prit në takim nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z. Blerand Stavileci

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 27.10.2016 | 1 min
  • Takimi me Ministrin Stavileci u realizua në kuadër të projektit “Programi Qeverisës – Jo Vetëm në Letër”, përmes të cilit D+ monitoron punën e Ministrisë së Zhvilimit Ekonomik, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenjes Sociale dhe Ministrisë së Financave, në lidhje me obligimet e këtyre dikastereve qeveritare që dalin nga Programi Qeverisës 2015-2018.

    Me Ministrin Stavileci u diskutuan çështjet si ligji për Trepçën, format alternative të prodhimit të energjisë, tërheqja e investimeve në sektorët e minierave dhe energjisë, si dhe të arriturat e kësaj Ministrie deri në gjysmën e mandatit qeverisës.

    Rezultat i këtij projekti do të jetë raporti që do të dalë në dhjetor të këtij viti, dhe do të jep vlerësimin për punën e këtyre tri institucioneve si dhe impaktin që politikat e tyre kanë pasur në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në ngritjen e mirëqenjes qytetare.




    Lajmet e Rekomanduara

    INTERPRETIMI RAST PAS RASTI I LIGJIT TË PROKURIMIT PUBLIK

    më shumë

    Konkurs për Punë HULUMTUES I LARTË (1)

    më shumë

    THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit