SHQENGSRB

Hulumtuesit e D+ mbajnë trajnim mbi të drejtën për të qenë të informuar

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 16.05.2016 | 1 min
  • Graçanicë, 25 Qershor 2015 – Organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) është mbajtur punëtori me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të të rinjëve për çështje të transparencës dhe qasjes në dokumente publike. Hulumtuesit e Demokraci plus, Valmir Ismaili dhe Isuf Zejna, kanë ligjëruar në lidhje me standardet e qasjes në dokumente zyrtare dhe format e monitorimit të transparencës së institucioneve lokale.

    Në kuadër të këtij trajnimi Isuf Zejna ka prezantuar para të rinjëve edhe ueb faqet më të shquara të iniciativës open data, të tilla si open data.gov dhe data.gov.uk të cilat ofrojnë sete të të dhënave të lexueshme elektronikisht, pa kufizime për qëllimet e përdorimit. Të rinjët kanë parë edhe iniciativat lokale për të ofruar qasje në dokumente të tipit open data. Megjithatë është vlerësuar se në Kosovë duhet ndryshuar legjislacioni për të mundësuar publikimin e më shumë dokumenteve në ueb portal të open data, si dhe duhet edukuar zyrtarët publik për rëndësinë e kësaj iniciative.

    Në këtë trajnim ku morrën pjesë të rinjë nga institucionet e qeverisjes lokale, partive politike dhe shoqërisë civile nga disa komuna të Kosovës. Pjesëmarrësit patën rast të njihen me standardet më të avansuara të transparencës dhe inciativën “Open Data”. Po ashtu të rinjët janë trajnuar në lidhje me format e qasjes në dokumente zyrtare në Kosovë dhe të drejtat e publikut për të pasur qasje të lehtë dhe të thjeshtë në dokumentet zyrtare.




    Lajmet e Rekomanduara

    INTERPRETIMI RAST PAS RASTI I LIGJIT TË PROKURIMIT PUBLIK

    më shumë

    Konkurs për Punë HULUMTUES I LARTË (1)

    më shumë

    THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit