SHQENGSRB

Demokraci Plus (D+) angazhohet në fuqizimin e të rinjve në 16 komuna

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 07.10.2016 | 1 min
  • Demokraci Plus ka filluar zbatimin e projektit “Fuqizimi i Rinisë për t’i Mbështetur Komunat Përmes Punës Praktike”. D+ do të punoj me 16 komuna të Kosovës, ku përfshihen Graçanica, Kllokoti, Novobërda, Parteshi, Ranillugi, Shtërpca, Gjilani, Istogu, Peja, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani, Vushtrria, Klina, dhe Obiliqi, për të vendosur studentë apo të posadiplomuar në drejtori komunale për punë praktike me pagesë.

    Pjesë e projektit është Programi për Zhvillim të Aftësive Profesionale, i cili do t’i përgatisë të rinjtë e interesuar, të të gjitha komuniteteve që jetojnë në komunat përkatëse për zhvillim të karierës profesionale.

    16 kandidatë do të bëjnë punë praktike në drejtoritë e njërës nga këto komuna, për një periudhë dy-mujore, me ç’rast do të mësojnë se si funksionon qeverisja lokale, ndërsa do të kenë mundësinë që të ndihmojnë në ngritjen e transparencës dhe llogaridhënjes në komunat respektive.

    D+ do të publikojë së shpejti thirrjen për aplikime për studentë  dhe të posadiplomuar në kuadër të këtij projekti.

    Ky projekt financiarisht përkrahet nga programi i USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT).




    Lajmet e Rekomanduara

    INTERPRETIMI RAST PAS RASTI I LIGJIT TË PROKURIMIT PUBLIK

    më shumë

    Konkurs për Punë HULUMTUES I LARTË (1)

    më shumë

    THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit