SHQENGSRB

D+ Organizon Fokus Grup me Përfaqësueses të Organizatave Rinore dhe Ekspertë

  • Postuar nga: Kategoria: Lajmet Postuar me: 09.08.2016 | 0 min
  • Prishtinë, 5 gusht 2016, Organizata Demokraci Plus (D+) ka mbajtur një fokus grup me përfaqësues të organizatave rinore dhe ekspertë në fushën e zbatimit të Ligjit për Pjesëmarrjen dhe Fuqizimin e Rinisë. Pjesmarrësit e fokus grupit kanë ndarë përvojat e tyre në raport me zbatimin e këtij ligji. Po ashtu është folur edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjët dhe organizatat rinore.

    Vëmendje e shtuar i është dhënë punës vullnetare si kategori ligjore, e cila për mungesë të udhëzimit të veçantë administrativ nuk është duke funksionuar dhe të rinjët sot shumë pak përfshihen në aktivitete vullnetare. Po ashtu është folur edhe për përfshirjen e të rinjëve në vendimmarrje për politikat sektoriale të parapara me këtë Ligj. Përfshirja e grupeve të margjinalizuara ka qenë një nga dimensionet e veçanta të diskutimit në këtë takim.

    Të gjeturat e fokus grupeve do të ndahen me Komisionin e Kuvendit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport i cili me asistencë profesionale dhe logjistike nga D+ është duke bërë monitorimin e zbatimit të Ligjit. Raporti final i Komisionit do të miratohet në Kuvend dhe do t’i dërgohet Qeverisë dhe palëve tjera me interes.




    Lajmet e Rekomanduara

    INTERPRETIMI RAST PAS RASTI I LIGJIT TË PROKURIMIT PUBLIK

    më shumë

    Konkurs për Punë HULUMTUES I LARTË (1)

    më shumë

    THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE

    më shumë

    Platformë Online

    RAPORTO NË NDREQE.COM

    Platformë Online

    Infografika e fundit