AFATI I APLIKIMIT: 4 NËNTOR 2016
PËRSHKRIM I PROGRAMIT
Demokraci Plus fton të gjithë studentët dhe të posadiplomuarit që i plotësojnë kriteret (shih më poshtë) të aplikojnë për punë praktike me njërën nga këto 16 komuna: Graçanicë, Kllokot, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Shtërpcë; Gjilan, Istog, Klinë, Obiliq, Pejë, Vushtrri, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, dhe Zveçan.
Kandidatët e interesuar duhet të marrin pjesë në trajnim dy ditor për aftësim për punë, në mënyrë që të përgatiten për performancë të suksesshme në punë praktikë, dhe t’i rrisin mundësitë për punësim afatëgjatë.
Kjo është një mundësi e mirë për të mësuar për strukturën organizative të komunave, dhe ta merrni një rol aktiv në përmirësimin e shërbimeve komunale, ndërsa ndërtoni rrjet profesional që do t’i ngrit munësitë tuaja për të siguruar punësim afatgjatë.
KRITERET BAZË
PERZGJEDHJA E KANDIDATËVE PËR PUNË PRAKTIKE
Të gjithë të interesuarit që e vijojnë trajnimin, do të konsiderohen si kandidat për punë praktike, dhe do të ftohen për intervistë me komunën përkatëse. Përzgjedhja do të bëhet në bazë të këtyre elementeve: përmbushja e kritereve bazë, përshtatsmëria e fushës së studimeve me kërkesat e komunës përkatëse, performancë në intervistë.
Pozitat janë të hapura për këto profile: ekonomi, juridik, shkenca kompjuterike, gjeodezi, financa, arkitekturë, inxhinjeri, dhe punë sociale.
KUSHTET
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara hyjnë në rrethin e ngushtë dhe do të ftohen për intervistë.
Prioritet do të kenë të diplomuarit, studentët në vitin e të fundit të studimeve, femrat, dhe pjestarët e komuniteteve joshumicë.
Aplikimet tashmë janë mbyllur. Ju falenderojmë të gjithëve për aplikim.
Lajmet e Rekomanduara