SHQENGSRB

Demokraci Plus (D+) organizon vizita në terren

Lajmet News || ||

Me përkrahje të Demokraci Plus (D+), anëtarë të Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës vizituan komunat e Skenderajt dhe të Mitrovicës. Qëllimi i këtyre vizitave ishte që të shihet niveli i zbatueshmërisë së Ligjit për Fuqizim të Rinisë nga ana e institucioneve lokale.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i njoftuan përfaqësuesit e komunave të Skenderajt dhe të Mitrovicës që Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport ka filluar monitorimin e zbatimit të Ligjit për Fuqizim të Rinisë. Ata po ashtu kërkuan informata nga zyrtarët komunal mbi nivelin e zbatueshmërisë së ligjit në fjalë dhe masat që janë marrë nga komunat për zbatimin e tij në kuadër të kompetencave që kanë ata. Në anën tjetër, zyrtarët komunal njoftuan deputetët mbi zbatueshmërinë e ligjit në kuadër të kompetencave të tyre si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen ata në zbatimin e këtij ligji.

Të gjeturat që do të dalin nga takimet me zyrtarët komunal si dhe aktivitetet tjera të organizuara nga D+ do të përdoren nga Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport për hartimin e raportit final mbi monitorimin e zbatimit të Ligjit për Fuqizim të Rinisë.

Ky projekt zhvillohet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe përkrahur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *